Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Basha pershendet rezoluten e PPE: Zgjidhja e vetme jane zgjedhjet e lira

“Kriza sa vjen dhe thellohet, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira!” kështu shkruan në facebook, kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa poston edhe rezolutën që Partitë Popullore Europiane miratuan sot për Shqipërinë.

“Mirënjohje Partisë Popullore Europiane për vëmendjen e veçantë ndaj Shqipërisë, përkrahjen për integrimin e vendit në BE dhe mesazhin se rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga zgjidhja e krizës me zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe Opozita e Bashkuar është e përgatitur dhe e vendosur të permbushim çdo detyrim tonin duke nisur me propozimet për reformën zgjedhore dhe miratimin e tyre, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.” shkruan Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.