Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ngjarje tronditese/ Kush jane vajzat qe u perdhunuan ne moshe te re

Historia e sotme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është një denoncim i fortë. Për herë të parë, 22-vjeçarja Rovena Zeka denoncon me zë dhe figurë tentativën për përdhunim që iu bë në qytetin e Elbasanit.

Rovena që në moshën 1- vjeçare ishte larguar me familjen e saj drejt Italisë.

Një natë teksa kthehej në shtëpi, Rovena tregon se një makinë ishte afruar pranë saj dhe 3 djem që ishin brenda kishin filluar ta ngacmonin dhe ofendonin. E trembur, ajo kishte telefonuar policinë.

“Një natë teksa kthehesha për në shtëpi, në orën 22 e 30 të mbëmjes, vura re se një makinë tip Golf i bardhë, filloi të qarkullonte shpesh në rrugën time, derisa u ndalua para meje. Brenda saj ishin 3 djem që filluan të më ngacmonin dhe të më ofendonin. Në një moment, makina u parkua para meje dhe prej saj doli shoferi, ai m’u afrua dhe unë nuk prita, por i ktheva vetë përgjigje:

Fillova të vrapoj, thjesht bëra pak hapa duke ndryshuar rrugën e shtëpisë nga frika se mos do më gjente në të ardhmen. Por, ai arriti të më kapte nga krahu, më shtriu në tokë, më kapi fort nga qafa dhe më rrëzoi. Fillova të bërtas, m’u ul sipër dhe donte të më zhvishte, por kisha një ‘body’ dhe nuk arriti të ma hiqte. Ngaqë kisha këmbët e lira, mezi arrita t’i jap një shkelm në pjesët intime, ndërkohë ai më kafshoi. Ndërkohë që isha duke bërtitur, u ndez një dritë nga pallati. Ai e pa, u frikësua, u ngrit dhe u largua.

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në Durrës, ku një vajzë vetëm 7 vjeçe është përdhunuar nga dy të mitur.

Burimet bëjnë me dije se vajza është lidhur dhe veprimet e rënda janë kryer në tarracën e shkollës. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pasi ka përfunduar procesi mësimor, ndërsa mësuesit kanë qenë në proces të plotësimit të regjistrave mësimor.

Ajo që ka dhënë alarmin e para ka qënë nënë e vajzës, e cila më 4 korrik ka shkuar në Policinë e Durrësit për të denoncuar ngjarjen shkruani lajmifundit.al

Një nxënëse e klasës së nëntë thotë se është përdhunuar nga tre djem të ndryshëm, njëri prej të cilëve me HIV Aids, në banjon e një shkolle të mesme.

Vajza 14-vjeçare, e cila nuk e ka zbuluar identitetin e saj u shpreh se ishte përdhunuar dhe detyruar që të bënte seks oral në banjon e Miami High School, Florida.

Nxënësja tha për WSVN se djali i parë, që ishte nxënës i shkollës, e kishte kapur nga bluzja dhe nuk e kishte lënë të dilte nga banjo. Më pas e kishte përdhunuar.

Rasti tjetër i kishte ndodhur pas orës së mësimit, kur ajo duhej të qëndronte për mësimin e matematikës. Në nxënës tjetër e detyroi atë që të shkonte në banjo me të. Sapo shkoi në banjo ajo ishte detyruar që të kryente seks oral për dy djemtë që ishin aty. Vajza i kishte treguar mësuesit të saj rreth incidenteve të ndodhura duke shkruar në një deklaratë: “Djali më kapi fort nga dora dhe më dërgoi në banjon e djemve… nuk munda të marr frymë. Unë po mbytesha dhe po qaja.”

Si përgjigje shkolla pezulloi 3 djemtë e përfshirë në incident si edhe vetë vajzën.

Nëna e vajzës u shpreh se shkolla kishte thënë që vajza ka pasur dëshirë duke vënë në dukje faktin se nuk ka bërtitur apo ikur.

Një hetues tha se njëri nga djemtë që dyshohet se ka përdhunuar vajzën ishte me HIV pozitiv ndërsa tjetri me gonorre.

Shkoi në spital me dhimbje të forta dhëmbi, por u përdhunua dhe u vra. Një vajzë e cila vuante prej ditësh nga dhimbje të forta dhëmbi, shkoi në spital për ndihmë, por nuk doli më e gjallë.

Alarmi u dha nga nëna e viktimës, e cila duke mos e parë të kthehej në shtëpi, zbuloi se e bija kishte vdekur.

Mirëpo 25-vjeçarja nuk ishte viktimë e një gabimi mjekësor, pasi sapo shkoi në spital personeli abuzoi seksualisht me të dhe më tej e vranë. lajmifundit.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.