Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Futbollisti i Real Madrid-it ka nje kerkese publike per Tayna-n

Disa javë më parë, futbollisti i Real Madrid-it, Vinicius Jr, publikoi në profilin e tij në Instagram një video ku dëgjonte këngën e Tayna-s.

Më pas, ai nisi ta ndiqte reperen në Instagram ndërsa tashmë duket se është fiksuar keq, saqë edhe i ka shkruar.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në InstaStory, Tayna ka publikuar edhe mesazhin e futbollistit të Real Madrid-it.

“Dua një show në Brazil”- i kërkoi ai reperes, ndërsa kjo e fundit e vuri para përgjegjësisë me përgjigjen:

“Organizoje atëherë!”- ia ktheu Tayna.

Mesa duket, reperja shqiptare është një ndër të preferuarat e Vinicius Jr dhe ku i dihet, mbase ai organizon një show për të ftuar reperen në Brazil!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet