Atentati ndaj familjes “Çapja”, gjykata dënon me 10 vjet burg Shkëlzen Hasanpapajn

Aktualitet

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapajn te akuzuar për atentatin që ndërmori ndaj familjes “Capja” në vitin 2016.

I pandehuri u dënua për veprën penale “armëmbajtje pa leje” dhe “tentative vrasje”. Organi i akuzës kishte kërkuar 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj por në fund gjykata e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 6 maj 2016 Shkëlzen Hasanpapaj tentoi të vrasë Florenc Capjen, atentat ku mbeti i plagosur miku i tij Bledar Muça pasi ishin në të njëjtën makinë.

I plagosur në këtë ngjarje mbeti edhe një punonjë policie i cili ishte rastësisht aty

Hasanpapaj u largua në këmbë mes rrugicave afër Gjykatës së Elbasanit dhe më pas u arratis nga Shqipëria.

Megjithatë më datë 7 shkurt të 2017, Hasanpapaj u arrestua në Hollandë.

Hetimet dhe akuzat ndaj tij u bazuan nga pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë. Po ashtu hetimi i mëtejshëm i policisë, bazuar në deklarime dhe ballafaqime të dhënash e dëshmish, provoi autorësinë e të dyshuarit.

ME TE LEXUARAT