Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident ne Elbasan, perplaset me shtyllen e le qytetin pa drita

Një aksident ka lënë qytetin e Elbasanit pa drita.

Një makinë është përplasur me një shtylle elektrike në dalje të qytetit të Elbasanit, duke bërë që shtylla të përfundojë në tokë.

Për pasojë prej pasdites disa fshatra kanë mbetur në ërrësirë.

Burime zyrtare nga OSH në Elbasan bëjnë me dije se është e vështirë që demi të rregullohet gjatë natës.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se janë njoftuar për aksidentin, por pasi kanë shkuar në vendgjarje është konstatuar se drejtuesi i mjetit ishte larguar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet