Zyrtare/ Edy Reja nuk do te jete me pjese e Kombetares Shqiptare

Aktualitet

Ndonëse në ambjentin sportiv shqiptar dhe pranë FSHF-së ka optimizëm, në mediat italiane shkruajnë se Edy Reja nuk do të rinovojë kontratën me kuqezinjte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta e madhe italiane “La Gazzetta dello Sport”, në versionin e saj print shkruan se divorci mes 74 vjecarit Reja dhe FSHF-së, është vetëm cështje orësh.

“ Kontrata, thuhet në këtë gazetë, ka përfunduar në takimin e fundit eleminator kundër Francës. Por pavarësisht se këto orë është programuar një takim kokë më kokë mes tij dhe Dukës, divorci është thuajse I pashmangshëm.

Reja në fakt vetë pati deklaruar pas ndeshjes me Francën se ai ka oferta të tjera por do ti pëlqente të vijonte punën me Shqipërinë, gjë e cila është pohuar edhe nga ana tjetër e medaljes, federata shqiptare e futbollit. Mbetet për tu parë sesa do te qëndroje lajmi i “La Gazzetta dello Sport”.

Ish trajneri I Lazios, Atalantes dhe Napolit ka lënë një shenjë të mirë nën drejtimin e kuqezinjve në këto muaj, pasi e mori ekipin me shumë problem nga Panucci.

ME TE LEXUARAT