Zbardhet takimi i Bashes me ministren suedeze

Politikë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Teksa ka ndarë detaje nga takimi me zyrtaren suedeze, lideri i PD tha se angazhimi i opzotës është që të kontribuojnë për të plotësuar kushtet e Bundestag. Mes të tjerash ai ka listuar disa pika të rëndësishme, që shërbëjne si kushte për integrimin e vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot pata kënaqësinë të bisedoja me Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde, të cilës i shpreha mirënjohje për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Angazhimi ynë është të kontribuojmë për të plotësuar kushtet e Bundestag. Miratimi sa më parë i reformës zgjedhore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndarja e politikës nga krimi, vënia para drejtësisë e atyre që manipulojnë zgjedhjet, nxjerrja e sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik dhe hetimi i korrupsionit në nivele të larta, janë rruga e vetme që do të përshpejtojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.????”, shkruan Basha në ‘Facebook’.

ME TE LEXUARAT