Vasili: Dvorani kapet me presh ne dore, por thote qe nuk eshte kaq i madh!

Politikë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili vijon me publikimin e denoncimeve në adresë të kryetarit të KED, Ardian Dvorani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se, kreu i KED u kap me presh në duar duke dhunuar ligjin me publikimin e paligjshëm, sipas tij, në Fletoren Zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dvorani dhunon ligjin dhe boton në mënyrë të paligjshme në Fletoren Zyrtare (Landfillin zyrtar) lista të botuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë për ti bërë hyzmet propagandës.

Në mënyrë të paligjshme bllokon dhe nuk publikon përmbledhjet e procesverbaleve siç ja kërkon ligji sepse transparencën Rilindja e urren”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Dvorani kapet me presh ne dore, por thote qe nuk eshte kaq i madh!

Dvorani dhunon ligjin dhe boton ne menyre te paligjshme ne Fletoren Zyrtare (Landfillin zyrtar) lista te botuara ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte per ti bere hysmet propagandes.

Ne menyre te paligjshme bllokon dhe nuk publikon permbledhjet e procesverbaleve sic ja kerkon ligji sepse transparencen rilindja e urren.

Çon listat e kandidateve ne menyre te paligjshme sic ja urdheron rilindja qe te kape Gjykaten Kushtetuese ca me perpara presidentit ca me pas kuvendit dhe me tufa dy nga dy kunder kushtetutes e ligjit.

KED merr vendime te mos diskutoje per pezullimin e drejte te Presidentit,ndersa Dvorani manipulon e genjen sikur KED kishte marre vendim dhe boton lista.

Çdo shqiptar e sheh qe Dvorani eshte kapur me presh ne dore,por ky thote qe preshi nuk eshte edhe aq i madh.

ME TE LEXUARAT