“Financimi i partive politike”, OSBE mbledh tryezen e dyte per reformen zgjedhore

Politikë

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason. Tryeza po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve.

Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin. Në seancën plenare, maxhoranca vendosi të shtyjë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

ME TE LEXUARAT