Trafikonin shtetas te huaj drejt Europes, ne pranga 4 persona

Aktualitet

Devoll

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Kufitare në bashkëpunim me forcat e misionit Frontex dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, finalizojnë operacionin e koduar "Vishotica", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar disa shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me forcat e misionit Frontex dhe strukturat e DVP-Korçë, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.Z., 30 vjeç, banues në Tiranë.

• F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

• I.T., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe organizimit të lotarive të palejuara).

• E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas jane kapur nga strukturat e lartpërmendura, në rrugën Trestenik-Vishoticë, duke transportuar me mjetet tip "Volkswagen Touareg" dhe "Mercedes-Benz", disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

ME TE LEXUARAT