‘Sofia’ e Çanit tregon arsyen pse e braktisi emisionin në mes të sezonit

Showbiz

Të premten e javes se kaluar Arian Çani bëri me dije në emisionin e tij se ‘Sofia’ e tij e radhës do të largohet nga ‘Zonë e Lirë’ .

Një tjetër vajzë do të zëvendësojë asistenten e tij besnike të emisionit e cila e ndihmon me shoqërimin e të ftuarve që vijnë dhe largohen e po ashtu edhe iu shërben atyre pijen që dëshirojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moderatori gjithashtu e falënderoi Xheni Brahajn për bashkëpunimin.

Dhe së fundmi për një pronocim për ‘Albeu.com’ Xheni Brahaj tregoi arsyen pse u largua në mes të sezonit televiz.

“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur”, është shprehur Xheni.

ME TE LEXUARAT