Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ruçi: Qendrimet konfuze te BE demtojne dhe NATO-n

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në takimin “NATO dhe siguria përballë teknologjisë”, shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij qendrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n dhe rrezikojnë sigurinë. “Burokracia e BE nuk na hapi negociatat. Qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n, ndërsa simetria mes NATO dhe BE po na dëmton ne. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria. Shpesh Shqipëria dhe Kosova përmenden edhe për shumicën e popullsisë myslimane. Më shumë sesa nga islami, rajoni përflitet për ndikimin e rusisë. Ballkani Perëndimor ndodhet përballë sfidave të mëdha.”, tha kryeparlamentari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet