Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Perplasjet per Kushtetuesen, Vasili: Pergjegjesia per palaçollekun me vendimet e KED bie mbi Dvoranin

Nënkrytari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen tij në facebook për tentativën e qeverisë për të ndikuar në vendimarrjen e Peresidentit dhe nëpërmjet manovrave të kapin Gjykatën Kushtetuese.

“Të gjithë mafiozët e qeverisë dhe skllevërit diplomatike, si pjesë e borderosë së saj janë pushtuar nga makthi se dështuan të kapin Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Vasili.

“Tentativa mafioze e Kryetarit të KED për të rrëmbyer të drejtën e zgjedhjes dhe për detyruar presidentin të shkelte Kushtetutën duke zgjedhur njëherazi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetutese nuk ka shfajsim në botë përveç përballjes me drejtësinë”.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Përgjegjësia për palaçollëkun mashtrimit me vendimet e KED bie vetëm mbi Kryetarin!

Të gjithë mafiozët e qeverisë dhe skllevërit diplomatike, si pjesë e borderosë së saj janë pushtuar nga makthi se dështuan të kapin Gjykatën Kushtetuese.

Të gjithë bashkë këta po shqyhen të shfajësojnë Dvoranin, që dhunoi Kushtetuten dhe ligjin dhe të fajësojnë KED që ka kryer me korrektesë detyrën.

Tentativa mafioze e Kryetarit të KED për të rrëmbyer të drejtën e zgjedhjes dhe për detyruar presidentin të shkelte Kushtetutën duke zgjedhur njëherazi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetutese nuk ka shfajsim në botë përveç përballjes me drejtësinë.

KED ka urdhëruar të zbatohet ligji dhe vendimet të publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ndërsa Dvorani në funksion të puçit të kapjes kriminale të Gjykatës Kushtetuese e boton në Gazetën Zyrtare.

Këta nuk i duan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese as me integritet dhe as që të kenë mbaruar magjistraturën, por vetëm ata që s’kanë marrë provimin dhe që janë “krenarë,” se betohen buzë Lanës

Këta i duan anëtarët e kushtetueses dele si deputetët e gjysmekuvendit të shndërruar në Landfill.

Koha e mafiozëve qeveritare dhe skllevërve diplomatike ka mbaruar tani flet Kushtetuta e Shqipërisë sovrane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.