Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pas ndarjes flet per here te pare Eneda Tarifa

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u divorcua nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, pas 18 vitesh martesë.

Eneda ka treguar shpesh se megjithëse janë ndarë, çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të vogëlushes së tyre, Aria.

Madje, këtë gjë e konfirmoi sërish teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tregoi këngëtarja.

Gjithashtu, Eneda s’mundi t’i shpëtonte pyetjes nëse ka dikë tjetër tashmë në jetën e saj, 1 vit pas ndarjes nga partneri.

“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”- u shpreh ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.