Meta i tregon deren Borschardt-it. Ja çfare ndodhi sot ne presidence

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër pranë OSBE-së ku deklaron se ambasadori i saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është 'non-grata' në Presidencë, ndërsa ditën e sotme, këtij të fundit, i është refuzuar edhe hyrja në godinën e Presidencës.

Ndërkohë që delegacioni i OSBE-së në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e Presidencës, Borchardt është kthyer mbrapsht pasi nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin me kreun e shtetiut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas arsyetimit të presidentit Ilir Meta, në letrën dërguar zyrës qëndrore të OSBE-së në Danimarkl, thuhet se Borchardt vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që një tjetër kritikë që ka adresuar është ngiritja e gishtit nga ana e ambasadorit ndaj protestuesve të "Unazës së Re" para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Incidenti me i fundit i ambasadorit ndodhi me protestuesit e unazes te cilet akuzuan diplomatin per ngritjen e gishtit te mesit teksa po ecte ne trotuarin perballe drejtorise se policise ku qytetaret ishin mbledhur ne nje tubim.

ME TE LEXUARAT