Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Meta e shpalli non grata, reagon ambasadori Borschardt: Me lini te qete…!

Ambasadori i OSBE ka reaguar ndaj vendimit te presidentit Meta per ta shpallur ate te padeshirueshem.

Pas takimit me partitë e opozitës ambasadori i OSBE u pyet për vendimin e Metës, i cili e shpalli këtë të fundit “non grata’.

“OSBE organizatë legjitime në Shqipëri, më lini të qetë”, tha diplomati i akuzuar nga Meta per shperfilljen e dekretit te zgjedhjeve te 30 qershorit dhe fyerje ndaj protestuesve te Unazes.

Këto kanë qene fjalët që ka thënë ambasadori i OSBE-së, Berndt Borchardt pas daljes nga selia blu ku ishte në një tryezë të gjerë të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Presidenti Ilir Meta pak më parë e shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE. Sekretari i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Montella tha: Preferoj të mos flas.

Meta i tregon deren Borschardt-it. Ja çfare ndodhi sot ne presidence

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet