Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lulzim Basha: Qeveria e PD do te ofroje zgjidhje, jo mashtrime

LEZHË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa dëgjoi shqetësimet e fermerëve të Lezhës, premtoi para tyre se kur PD-ja të vijë në pushtet do të këtë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët në shumë aspekte. Kryeopozitari Lulzim Basha akuzoi qeverinë, ndërsa tha se sektori i bujqësisë është braktisur pasi nuk ka fonde për ta mbështetur atë. Ai përmendi edhe kostot e kripura të ndërtimit të rrugëve e PPP, konkretisht segmenti Milot-Balldre.

“Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulëta në rajon. Buxheti i shtetit pOo të administrohet mirë ka mundësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh. Anulimi i të gjithë aferave korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve. Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvencione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar. Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit”-tha mes tjerash, Lulzim Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.