Konfirmohet lidhja e Rudines me Mark Frrokun, ja si reagon ish-bashkeshorti

Showbiz

Është konfirmuar vetëm këtë fundjavë lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin Mark Frroku. Për aktoren tashmë ka nisur një periudhë e re në jetën e saj. Pas suksesit me emisionin që drejton, me ndihmën e të dashurit të saj, tashmë po provon veten edhe si bizneswomen. Gjatë promovimit të restorantit të saj, Dembacaj falënderoi publikisht Markun për ndihmën që i ka dhënë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, jeta vijon krejt normalisht për ish-bashkëshortin e saj, Aleksandrin. Në rrjetet sociale ai ka larguar tashmë të gjitha fotot që kishte me Rudinën, duke lënë vetëm ato ku është me vajzën e tyre. Fundjava për Aleksandrin ka qenë krejt e qetë. Ai ka zgjedhur të kalojë kohë me vogëlushen e tij, duke postuar video ku shihet Viktoria gjatë drekës me babain e saj. Kujtojmë se ish-bashkëshorti i aktores u bë i njohur fal postimeve të shumta që ajo ndante me fansat.

Të ftuar në studio televizive, dyshja fliste për një histori të bukur dashurie që shpesh u kurorëzua edhe në martesë. Megjithatë duket se tashmë gjithçka është lënë pas. Rudina do të vijojë të jetë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së saj të re, e ndërkaq Aleksandri do t’i largohet pak nga pak famës që mori nga ish-bashkëshortja.

ME TE LEXUARAT