Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Debati per Kushtetuesen, Vasili ndaj Dvoranit: Te gjithe po perpiqen ta shfajesojne

TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është rikthyer sërish përplasjeve të krijuara për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa thotë se përgjegjësia kryesore për mashtrimet dhe vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë bien drejtpërdrejt mbi kreun e këtij institucioni, Ardian Dvorani.

Më tej, Petrit Vasili shkruan në “Facebook”  se të gjithë po përpiqen të shfajesojne Dvoranin,i cili sipas tij ka dhunuar Kushtetutën e vendit dhe ligjin.

Postimi  i Vasilit:

Pergjegjesia per palacollekun mashtrimit me vendimet e KED bie vetem mbi Kryetarin! Te gjithe mafiozet e qeverise dhe sklleverit diplomatike, si pjese e borderose se saj jane pushtuar nga makthi se deshtuan te kapin Gjykaten Kushtetuese. Te gjithe bashke keta po shqyhen te shfajesojne Dvoranin,qe dhunoi Kushtetuten dhe ligjin dhe te fajesojne KED qe ka kryer me korrektese detyren.

Tentativa mafioze e Kryetarit te KED per te rrembyer te drejten e zgjedhjes dhe per detyruar presidentin te shkelte Kushtetuten duke zgjedhur njeherazi dy anetare te gjykates kushtetutese nuk ka shfajsim ne bote pervec perballjes me drejtesine. KED ka urdheruar te zbatohet ligji dhe vendimet te publikohen ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte,ndersa Dvorani ne funksion te pucit te kapjes kriminale te Gjykates Kushtetuese e boton ne Gazeten Zyrtare. Keta nuk i duan anetaret e Gjykates Kushtetuese as me integritet dhe as qe te kene mbaruar magjistraturen,por vetem ata qe s’kane marre provimin dhe qe jane “krenare,” se betohen buze Lanes

Keta i duan anetaret e kushtetueses dele si deputetet e gjysmekuvendit te shnderruar ne Landfill. Koha e mafiozeve qeveritare dhe sklleverve diplomatike ka mbaruar tani flet Kushtetuta e Shqiperise sovrane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.