"Qeveria ne panik", studentet akuzojne policine per dhune para rinisjes se protestave

Aktualitet

Levizja per Universitetin ka akuzuar per dhune policine e shtetit e cila sipas tyre eshte ne panik nga paralajmerimi per fillimin e protestave te studenteve me rastin e 4 dhjetorit, pervjetorit te protestave te vitit te kaluar.

Reagimi i Lëvizjes për Universitetin:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

QEVERIA NË PANIK

Sot policia e qeverisë ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti. Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit.

Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Policinë e qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre.

Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon!

P.S.

Videoja shoqëruese tregon dhunën dhe rrugaçërinë e policëve gjatë tentativës së tyre për të prishur aksionin e së mërkurës.

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/689388321468191/

ME TE LEXUARAT