Basha: Mos lejojme rivendosjen e diktatures parti-shtet-krim

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme intelektualët dhe patriotët e shquar të vrarë mizorisht nga komunistët në nëntorin e 1944-ës.

Sipas liderit të opozitës, e shkuara duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të veprojmë që mos lejojmë me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!", shkruan Basha në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT