Perplasja me Ramen, Meta therret takim me fondacionin SOROS

Politikë

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim pjesëtarë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros”.

Sipas burimeve, takimi është propozuar të zhvillohet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për ngërçin me Gjykatën Kushtetuese. Në takim gjithashtu janë ftuar edhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile të angazhuar më Reformën në Drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Presidenti pritet të ftojë për takim edhe këshillin e ambasadorëve shqiptarë javën e ardhshme, për t’i informuar “për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit”, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT