Me ne fund gruaja shpjegon pse nuk tregohet gjendja e Michael Schumacherit

Sport

Gjendja e pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të mbetet një mister i madh. Ende askush nuk ka mundur të kuptojë saktë situatën në të cilën gjendet piloti i mirënjohur.

Për këtë situatë ka vendosur të flas gruaja e Michaelit, Corinna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë e di se Schumacher është keq dhe nuk e di çfarë përparimi po bën. Për fat të keq, gruaja e tij Corinna më ka ndaluar të shoh atë”, ka thënë menaxheri i Michaelit, Wili Weber, transmeton Zëri.

Kjo deklaratë e ka shtyrë gruan e pilotit gjerman të flasë.

"Michael është në nën përkujdesje shumë të mirë dhe ne po bëjmë gjithçka që po mundemi për ta ndihmuar atë.

Ne po përpiqemi të përmbushim dëshirën e Michael për të mbajtur sekret shëndetin e tij. Tema është e ndjeshme, kështu që kuptoni pse e duam atë jashtë gjerave publike", tha gruaja e Shumi.

Kampioni i shtatë herë në Formula 1 pësoi një aksident gjatë skijimit në Alpet Franceze në fund të vitit 2013 dhe pësoi lëndime serioze në kokë.

Nga atëherë askush nuk e di saktë se [farë po ndodh me Schumacher./Zëri

ME TE LEXUARAT