Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

E pazakonte ne Durres, theret kurban ne vendin ku iu be atentat prokurorit Arjan Ndoja

Një pamje krejtësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme pikërisht në vendin ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë bërë kurban një dash, siç shihet edhe në fotot e sjella nga DurrësiLajm.

Në besimin mysliman, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe, çka do të lë për të nënkuptuar se ky veprim kurrsesi nuk është i rastësishëm.

Mendohet të jenë familjarë të prokurorit të Durrësit ose të Landi Muharremit, të fortit të Sukthit, të cilët i shpëtuan “paq” atentatit të dy javë më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.