Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Putin pritet të vizitojë Turqinë në fillim të vitit 2020

Vladimir Putin pritet të vizitojë Turqinë në javën e parë të janarit, sipas këshilltarit të lartë të Rexhep Taip Erdogan.

Ibrahim Kalin, u shpreh gjithashtu për televizionin shtetëror TRT Haber, që presidentët e Turqisë dhe Rusisë do të diskutojnë çështje energjetike, përfshirë tubacionin e gazit TurkStream.

Ata gjithashtu do t’i referohen detajeve të marrëveshjes dyjavore midis dy vendeve për tërheqjen e kurdeve nga kufiri turk me Sirinë.

Kujtojmë që ditët e fundit, Taip Erdogan ishte në Uashington dhe u takua me Donald Trump, me të cilin diskutoi, ndër të tjera, blerjen e sistemeve të armëve S-400 të Turqisë nga Rusia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.