Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ngjela: Ilir Meta ka lajthitur, permend ushtrine kur s`ka asnjeri nga pas

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend.

Ngjela është shprehur se presidenti nuk është i ashpër por i çmendur.

Ngjela: Presidenti nuk është i ashpër është i çmendur. Kuvendi është i pafuqishëm duhet ti drejtohet urgjent komisionit shëndetësor për ta analizuar çmendurinë e presidentit.

Dyrnjaja: Është e rëndë kjo që thoni zoti Ngjela.

Avokati: Nuk është e rëndë, e njeh ligji. Dy gjëra njeh ligji, tradhtinë kombëtare dhe çmendurinë e presidentit. Si mund të flasë presidenti ashtu? ke parë ndonjë president që flet ashtu? Çfarë është ky? Ore zotëri e di si po flek ky? Po flet sikur të jetë diktator dhe nuk ka asgjë në dorë, i marrë.

Dyrnjaja: Presidenti thotë po mbroj kushtetutën?

Ngjela: Kushtetutën e ka Kuvendi në dorë, po të dojë i heq nesër kompetencat

Leave A Reply

Your email address will not be published.