Makinat perplasen koke me koke, humb jeten ne itali Jetmir Isufi

Aktualitet

Një shqiptar 26-vjeç humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.

Dy automjete, Lancia Y dhe një Volkswagen Up u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane shkruajnë jo zyrtarisht se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.

Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen, pasi shkaqet janë të paqarta.

ME TE LEXUARAT