Bes Kallaku i perlotur tregon sakrificen e madhe

Showbiz

Bes Kallaku ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” për të folur për filmin e tij të ri “Falco” dhe sakrificat që ka bërë për të arritur ëndrrën e tij më të madhe, kinematografinë.

Aktori i njohur i humorit u shpreh se filmi i tij i ri është “arritja më e madhe artistike vetjake”. Ai u shpreh se ka sakrifikuar shumë për të punuar me xhirimet duke qëndruar larg familjes:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime”, u shpreh aktori.

Besi tregoi i përlotur edhe një rast kur iu desh të zgjohej herët për të qëndruar me të bijën, por kur u zgjua ajo kishte dalë nga liqeni dhe nuk mundi ta shihte dot.

“Kisha 31 ditë që nuk shikoja vajzën! Një ditë xhirimet i kisha në 10:00 dhe u zgjova në 9:00 e thashë do rri gjysmë ore me vajzën, por ajo kishte dalë nga liqeni. Janë segmente në jetë që prindërit duhet të bëjnë sakrificë. Unë u përfshiva në këtë projekt se dua të krenoj familjen time dhe doja të bëja diçka që është prodhuar rrallë në Shqipëri”.

Besi foli dhe për duetin e përfolur mes tij dhe Xhensilës dhe me shaka pranoi se dueti më i madh është vetë Ajka.

“E kemi bo duetin e kemi quajtur Ajka. Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë”, u shpreh aktori.

ME TE LEXUARAT