Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja: Ja gjyqtarja qe vendos fatin e Redjan Rrajes

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda caktoi sot gjyqtaren që do të drejtojë çështjen për lirimin e Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin e 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Malokut dhe Landi Muharremit.

Gjykata vendosi Albana Boksi të drejtojë seancën gjyqësore të 20 nëntorit ku do të vulost fati i Redjan Rrajës. Ai është i arrestuari i vetëm i atentatit të 1 nëntorit në Shkozet. Redjani u arrestua teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Më pas, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën ”arrest me burg” për 34-vjeçarin. Në automjetin e grabitur me të cilin u krye atentati, u gjetën 3 palë syze, dhe në njërën prej tyre u konstatuan shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës.

Kujtojmë se në atentat, humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në trup, ndërsa Ndoja dhe Landi Muharremi arritën t’i shpëtonin vdekjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet