"Parlamenti eshte i kapur", shperthen Maliqi: Mazhoranca ka blere opoziten e re

Politikë

Deputeti Lefter Maliqi këtë të enjte nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se votimi i dy emrave të Kushtetueses ishte një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Në fjalën e tij deputeti është shprehur se ata nuk kishin mundësi për të zgjedhur dhe se emrat ishin përcaktuar, pasi sipas tij kur ka shkruar në parlament dhe ka dëgjuar se si flitej me disa nga deputetet e opozitës së re dhe bëhej marrëveshje për votat e emrave të përcaktuar.

 

“Shkova në parlament dhe po dëgjoja fjalët për votimin e anëtarëve të kushtetuese. Në një debat me opozitën e re që mund të jene 5 ose 6 deputet që ju shërbejnë opozitës së bashkuar dhe socialisteve, të tjerët janë nën pushtetin e mazhorancës. Me parlamentin e Shqipërisë nuk mund të isha pjesë e atij pazari. Unë jam dakord që të ngrihet kushtetuesja por sipas ligjit. Mazhoranca e kishte vendosur tashmë për ke me votuar. Do merrja pjesë në votim nese do te kishte tre emra dhe kur te zbatohej proceduara president parlament etj.”

 

Gjithahstu ai është shprehur se është dakord me të gjithë vendimet e presidentit Meta, duke filluar që nga çdekretimi i zgjehdjeve të 30 qershorit.

ME TE LEXUARAT