Mposhtet ish-spiuni rus ne Berlin, raportues per Kosoven zgjidhet mbeshtetesi i Shqiperise

Kosovë&Rajon

Është zgjedhur sot në Berlin të Gjermanisë raportuesi për Kosovën. Deputeti socialist, Ervin Bushati, i cili ka ndjekur nga afër procesin e votimit, tha se fitues është shpallur gjermani Peter Beyer, me 33 vota pro, ndërsa e cilësoi atë një njohës të mirë të rajonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njohës i mirë i rajoni. Mbështetës i Shqipërisë në Bundestag. Në votimin në Bundestag foli PRO Shqipërisë, në emër të CDU”, tha Bushati për “BalkanWeb”

Ky i fundit ishte në garë me ish-spiunin rus, Aleksey Kondratyev, i cili ka arritur të sigurojë vetëm gjashtë vota.

Deputeti Bushati, së bashku me deputetin xhavit Haliti nga Kuvendi i Kosovës dhe Adnan Dibrën nga Kuvendi i Suedisë, kanë lobuar që ish-spiuni rus të mos zgjidhej raportues për Kosovën. Një gjë e tillë tashmë është bërë realitet, pasi në Berlin është vendosur që këtë post ta marrë gjermani Beyer.

Ndërkohë, vetëm pak ditë para votimit, prestigjiozja gjermane “BILD” ngriti dyshime se Këshilli i Evropës mund të zgjidhte ish-spiunin rus raportues për Kosovën, duke e cilësuar këtë një skandal, nëse ndodhte.

Por kush është në të vërtetë Alexei Kondratiew

Kondratiew ka qenë anëtarë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus.

Siç shkruan Bild, ai asnjëherë  nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë.

Tutje gazeta gjermane shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratiew ishte përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona.

ME TE LEXUARAT