Kryemadhi takon zyrtarin e Kongresit Amerikan/ Ja per çfare u bisedua

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon vizitën dhe takimet e saj në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi, Kryemadhi është takuar në Kongresin Amerikan me kryetarin e nënkomisionit për Europën dhe EuroAzinë, William Keating.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas asaj që shkruan kryetarja e LSI, biseda meKeating u fokusua te Shqipëria, roli i Nato-s dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për aleancën euroatlantike si dhe bashkëpunimi prioritar me SHBA për të ringritur vlerat demokratike në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi në postimin e saj të rradhës:

"Në Washington në një javë tepër intensive në Kongresin Amerikan me moton: ‘Për një vëmendje sa më të shtuar të SHBA në Shqipëri si një mbështetje jetike për të sotmen dhe të ardhmen e rrezikuar në mënyrë kritike në vendin tonë për shkak të qeverisjes së kapur nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe riciklimi i parave të pista’.

Zhvillova një takim të veçantë me Z.William Keating, Kryetar i NënKomisionit për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, në dhomën e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Biseda me Z.Keating u fokusua te Shqipëria, roli i Nato-s dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për aleancën euroatlantike si dhe bashkëpunimi prioritar me SHBA për të ringritur vlerat demokratike në Shqipëri.

Theksova se: Qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese.

Gjithashtu fola për rëndësinë, që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit".

ME TE LEXUARAT