Betimi i Vorpsit, Denar Biba: Veprim i njeanshem, Arta qe njoh une...

Politikë

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka reaguar pas vendimit të Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një postimi në “Facebook”, anëtari i KQZ shkruan se Vorpsi është një profesioniste serioze dhe e di shumë mirë procedurën e Kushtetutës për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bibës, veprimi i Vorpsit është shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi.

“Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet. Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese.

Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!”, shkruan Biba.

ME TE LEXUARAT