Olsian Çela paraqet vizionin e tij per Prokurorine: Brenda 6 viteve dixhitalizimi i çdo dosjeje

Aktualitet

Ka dalë përpara KLP-së kandidati i tretë për kryeprokuror, Olsian Çela, i cili derimë tani ka paraqitur objektivat e tij, në rast se zgjidhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çela u shpreh se në bindjen e tij, Prokuroria ka nevojë për ndryshime të thella, dhe opinioni publik ka humbur besimin në drejtim të organit të akuzës.

Olsian Çela: E vlerësoj zhvillimin e seancës me praninë e mediave. Kjo do të thotë se zgjedhja e PP ka interes të madh për median dhe opinionin publik. Media dhe opinioni publik duhet ta kenë të qartë se çfarë vizioni ka kandidati për këtë post. Idetë e mia janë për një PP bashkëkohore dhe bashkëveprimit. Prokuroria në ndryshime të thella, fazë strukturimi me krijimin e strukturave të reja si KLP e ILD.

Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, moskordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Politika penale që unë i konsideroj të panevojshme. Opinioni publik ka humbur besimin, mungesë përgjegjësie nga ana e prokurorëve. Përcaktimi i objektivave është te niveli i problemeve, financat, niveli i prokurorëve e më gjerë.

PP sipas ligjit ka disa detyrime dhe të drejta. Objektiva mbetet në sintezë e kontributit kolektiv. Realizimi i hapave është sfidë për PP, ai duhet të garantojë vazhdimësinë administrative dhe garantimin e pavarësisë së prokurorëve.

Prokurori i Përgjithshëm një kontribut për interesin publik, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Përdorimi i kapaciteteve njerëzore me efilmkasitet, zhvillim të policisë gjyqësore, rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, transparenca në media, zhdukja e korrupsionit në Prokurori.

Çela ka folur dhe për objektivat e tij, që nisin nga krijimi i një baze online për të gjitha dosjet, dhe te ndarja e buxhetit, që sipas tij një pjesë e madhe e shpenzimeve burokratike duhen shkurtuar.

Olsian Çela: Hapi i parë është ristrukturimi i PP, duke e riorganizuar, përmes etikës profesionale, sigurimin e aksesit publik, komunikim permanent me median. Standardizim, i cili do të krijojë komunikim me institucionet e tjera. Rëndësi do të ketë studimi për rritjen e performacës së organit të akuzës. Ristrukturim të zyrave të prokurorive. Propozime konkrete për objektivat në tre vitet e ardhshme, me rezultate edhe tek kriminaliteteti.

Brenda 6 vitesh, objektiv për dixhitalizimin e të gjitha dosjet, për aksesim ne kohë reale.

Përcaktimi i qartë i përgjegjësive të policisë gjyqësore, ky për arritjen e suksesit.

Brenda 6 muajsh një databaze elektronike e punës së Prokurorisë. Çdo 4 muaj mbledhje me të gjithë drejtuesit e prokurorive, për diskutimin e problemeve. Po ashtu, një herë në vit edhe mbledhja e asamblesë së përgjithshme të prokurorëve.

Miratim marrveshjeje me Avokatin e Popullit për respektimin e të drejtave të njeriut. Miratim çdo vit me ILD për shkëmbim informacioni. Marrëshënie me KLP, sigurim të mbarëvajtjes së punës, lëvizjet në detyra, luajnë rol sa më të mirë bashkëpunimi. Bashkëpunim dhe askses në kohë reale të të dhënave të dy institucioneve.

Synoj rritje të buxhetit të Prokurorisë, kontroll rigoroz të buxhetit, ulje të shpenzimeve burokratike. Vlerësoj se plani i veprimit dhe masat që do merren do rrisin nivelin e imazhit në opinionin publik. Kjo gjë krijon premisa për ndryshime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të kohës.

Marrëdhënia drejtues-vartës ka çuar në tensione dhe deformime, jo vetëm të vullnetit të prokurorit, por edhe të deformimit të ligjit. Ligji i ri i jep pavarësi prokurorit, ndërsa unë e shoh si thelbësore garantimin e kësaj privatësie. Prokurorë të caktuar për shkak të garancisë që i jep ligji, nuk e menaxhojnë siç duhet.

Për të menaxhuar këto situata dhe praktika të tilla të ndiqen nga prokurorët, të ketë monitorim. Jo në çështje konkrete, por se ndërtohen mekanizma, të cilat janë akseset që i krijohen publikut, edhe nga institucionet.

ME TE LEXUARAT