Ne kerkim per tentative vrasje, kapet 40-vjeçari ne Lezhe

Aktualitet

LEZHË

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të kërkuar për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT