Majko "del nga rreshti", shprehet kunder Rames per shengenin Ballkanik

Politikë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka qene i ftuar sot në në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studiojnë në universitetin e Firences në Itali, nga ku është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.

“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, ka thënë Majko.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas zërave të shumtë që kanë dalë kundër këtij projektik, Pandeli Majko është i pari që e shpreh publikisht nga anëtarët e kabinetit qeveritar se “Mini-Shengeni Ballkanik”, nuk është aspirata që kërkojnë shqiptarët.

Kujtojmë se në Shqipëri përveç opozitës, ka pasur edhe shumë zëra të tjerë që e kanë kundërshtuar nismën e ndërmarrë nga disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë të gjithë liderët e atjeshëm janë shprehur kundër, përfshirë së fundmi edhe Presidentin, Hashim Thaçi i cili refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, teksa argumentoi se nuk ka kuptim të ulet në një tryezë të tillë kur Kosova nuk është njohur ende nga Serbia.

Edhe Isa Mustafa është deklaruar kundër nga ku ka shkëmbyer edhe replica me kryeministrin Edi Rama.

ME TE LEXUARAT