Gent Ibrahimi cakton daten: Brenda 1 muaji zgjidhet prokurori i ri

Aktualitet

Maksimumi më 14 dhjetor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm, i cili pritet që të ketë një mandat 7-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu tha kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, pas mbledhjes së radhës, nga e cila u miratua metodologjia sipas të cilës do të bëhet edhe pikëzimi i kandidatëve.

“Kuvendi mund të emërojë edhe të tretin e renditur nga ne, edhe të dytin, natyrisht edhe të parin. Shpresoj të bëjë këtë të fundit.

Por në rast se nuk i mobilizon këtë numër votash, atëherë renditja jonë prevalon dhe prokurori do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja (e enjte, 14 nëntor), Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

KLP shqyrtoi kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

Por KLP i rrëzoi me shumicë votash pretendimet e Tartar Bazaj, Esmeralda Keshit dhe Kosta Belurit.

Esmeralda Keshi gjykon se mund të ketë konflikt interesi për shkak të një lajmërimi për masë disiplinore, por Këshilli arriti në konkluzionin se Keshi nuk është në konflikt interesi për shkak se është një akt administrativ i cili nuk pengon znj Keshi për të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për PP.

Për rastin e Esmeralda Keshit, Këshilli votoi me 1 votë pro dhe 10 vota kundër.

Ndërsa Kosta Beluri ka paraqitur mendimin e tij për një hetim administrativ nisur ndaj tij, por Këshilli votoi me 10 vota pro pasi z. Beluri nuk ka konflikt interesi.

Për rastin e Bazaj nëse ka apo jo konflikt interesi, Këshilli votoi me 2 vota pro dhe 9 vota kundër.

ME TE LEXUARAT