KE: Ekonomia shqiptare do te rritet nen 3% kete vit

Aktualitet

Rritja ekonomike e vendit do të jetë nën nivelin 3%, ky është konkluzioni në të cilin ka arritur Komisioni Evropian, në një raport të publikuar së fundmi për të ecurinë ekonomike të Evropës.

Ashtu si edhe raportet e mëparshme të institucioneve të ndryshme edhe Komisioni Evropian vlerëson mungesën e energjisë elektrike si faktorin kryesor me ndikim negativ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas analizës së kryer thuhet se pavarësisht situatës jo pozitive të ekonomisë së Shqipërisë, do të vazhdojë procesi i reduktimit të borxhit publik. Pavarësisht se theksohet se buxheti është ende i lartë dhe në të ndikon edhe materializimi i detyrimeve të mundshme nga partneritete publike-private.

Raporti vazhdon më tej me analizimin e tregut të punës, ku vlerëson se papunësia në Shqipëri ka ardhur duke u reduktuar, pavarësisht se është në nivelin e 12%. KE thekson se niveli dyshifror i papunësisë pra mbi 10% do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Sa i takon politikës monetare është ngritur shqetësimi i mosrealizimit të objektivit të Bankës së Shqipërisë për të kthyer në objektiv prej 3% të inflacionit që tani është mesatarisht në nivelin e 1.5%.

Në raport është përmendur edhe kreditimi i sektorit privat nga bankat tregtare, ku sipas KE-së pas disa vitesh rritje të ngadaltë kreditimi tashmë huadhënia bankare u rrit me më shumë se 6%. Po ashtu aty theksohet se kredia më e madhe është dhënë për bizneset e vogla.

“Kushtet e favorshme të financimit dhe konsolidimi i fundit në sektorin bankar është pritet të vazhdojë mbështetjen e aktivitetit të kredisë në 2020 dhe 2021” vijon më tej raporti.

ME TE LEXUARAT