Reagon Mergim Mavraj: Me vjen keq qe do te mungoj ne kombetare...

Sport

Mërgim Mavraj mungoi në ndeshjet e mëparshme me Turqinë dhe Moldavinë, pasi bëri një ndërhyrje në krah, ndërkohë që është detyruar që të mungojë edhe ndaj Andorrës dhe Francës.

Qendërmbrojtësi ka një problem në shpatull dhe në fundjavë nuk u aktivizua as me Greuther Furth në Bundesliga 2.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mavraj shpreh keqardhjen e tij për këtë mungesë, teksa në llogarinë e tij në “Instagram” ka bërë një postim.

“Caktim i Zotit! Një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull, më detyron të mungoj në ndeshjet mbyllëse të edicionit eliminator me Kombëtaren dhe me vjen keq që nuk do të mund të jap kontributin tim dhe të jem mes jush në përurimin e stadiumit të ri kombëtar. Por, si gjithmonë jam tifozi i parë kudo që të jem”, shkruan Mavraj.

ME TE LEXUARAT