Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Keisi paralajmeroi divorcin, por e degjuat deklaraten e fundit te Stresit

Prej disa muajsh, reperi Stresi dhe partnerja e tij Keisi po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Pas problemeve të shumta mes tyre edhe pas daljes së Stresit nga burgu, çifti vendosi të mos vazhdonin më bashkë dhe Keisi u nis për në Kanada.

Megjithëse të ndarë, ata janë bërë shpesh kryefjala e mediave dhe kanë tërhequr vëmendjen me historinë e tyre të dashurisë.

Megjithëse në një deklaratë në Instastory Keisi paralajmëroi divorcin me reperin pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme, ky i fundit duket se s’ka ndërmend të dorëzohet lehtë.

Më herët reperi reperi tregoi gjatë një interviste se kishte shpresë për rikthim me partneren e tij, me të cilën theksoi se ishte ende i martuar.

Gjithashtu, në emisionin “Shiko kush luan”, Stresi e ka përforcuar edhe njëherë këtë deklaratë.

(Kujtojmë se emisioni është xhiruar disa ditë përpara deklaratës së Keisit, megjithatë jemi të sigurt se Stresi i qëndron ende këtij mendimi për partneren.)

Gjatë lojës me pyetje, reperi qëlloi dy herë mbi foton e Keisit.

Ai u pyet se me cilin person do të kishte lidhje nëse s’do të ishte në një pauzë dhe cilin person kishte tatuazh në zemër.

Në të dyja rastet, Stresi qëlloi pa u menduar mbi foton e Keisit, duke treguar se s’dorëzohet kollaj për partneren e tij dhe duke na lënë të shpresojmë për një rikthim mes tyre!

Leave A Reply

Your email address will not be published.