Haradinaj porosi per Albin Kurtin: Mos hiq taksen, derisa te na njohe Serbia

Kosovë&Rajon

Ramush Haradinaj ka nje keshille per pasardhesin e tij ne drejtimin e qeverise se Kosoves.

Haradinaj kerkon qe taksa e vendosur nga qeveria e tij ndaj mallrave me origjine nga Serbia duhet te vazhdoje derisa Beogradi te pranoje pavaresine e Kosoves.

Porosia e Haradinajt:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallrat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t'i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT