Shkarkohet inspektori i ankesave ne SHÇBA, e dogji pasuria

Aktualitet

TIRANE-Vettingu në policinë e shtetit ka nisur me përjashtime. Inspektori i Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Policisë së Tiranës, Oltion Shehu u përjashtua sot radhët e Policisë së Shtetit, pasi iu gjetën shkelje në aspektin e pasurisë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pasi shqyrtoi raportet vendosi sot që ta përjashtonte Shehun. Por cilat ishin shkeljet që dogjën Shehun?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me kolonën e integritetit moral, ai rezultoi i pastër pa kontakte me botën e krimit ndërsa në lidhje me pasurinë rezultoi se nuk justifikonte të ardhurat për ndërtimin e një banesë dy-katëshe. Edhe nga ana profesionale sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu rezultoi me probleme pasi ndaj tij kishte dy herë masë administrative të vërejtje nga eprorët. Për të justifikuar pasurinë e tij Shehu tha se këtë profesion e ka ushtruar prej vitit 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se aty kishte qenë i pasiguruar, por sipas tij kishte fitime të mëdha edhe për shkak të bakshisheve.

Pra, puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty i dogjën karrierën Oltion Shehut, që në përfundim të seancës ku u dha vendimi nuk pranoi që të jepte asnjë koment. Por cfarë ndodh tani? E ndërsa në rastin e vettingut për njerëzit e drejtësisë kemi termin 'shkarkim', këtu është 'përjashtim' pra nga radhët e policisë. Njerëzit e drejtësisë apelimin e bëjnë te Kolegji i Posaçëm, ndërsa në rastin e vettingut në policinë e shtetit, të shkarkuarit duhet ti drejtohen Gjykatës Administrative.

Seanca e dytë e Vettingut në polici do të jetë sot me numrin dy të SHÇBA, Adriatik Ago. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

ME TE LEXUARAT