Merkel dhe Von der Leyen kritikojnë Macron për mos-hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Politikë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentja e caktuar e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kanë kritikuar sërish qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mos-hapjen e negociatave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një konferencë për shtyp, politikanet theksuan rëndësinë e perspektivës së anëtarësimit në BE për këto dy vende.

Presidentja e caktuar e KE, Von der Leyen premtoi programe ndihmë speciale për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një prespektivë pranimi në BE.

Një ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron insistoi se nuk mund të zgjerim pa reformim.

Ai tha se për Shqipërinë ishin kundër nisjes së negociatave thuajse gjysma e BE. Macron insistoi se ai e shpëtoi Shqipërinë nga poshtërimi duke mos lejuar nisjen e bisedimeve vetëm për Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARAT