Atentati ndaj prokurorit/ Kush është Juli i Pashakos i shpallur në kërkim, aksionet blic në jug të vendit

Aktualitet

Policia po kërkon për Julian Sulajn si një nga personat e dyshuar për atentatin tek “Mbikalimi i Shkozetit”, ku për pasojë humbi jetën një person.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe Sulaj, i njohur si Juli i Pashakos nuk është emër i panjohur për forcat e rendit.

Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rëndësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet.

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ku mendohej se fshihej, ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqinit. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë, por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se ai mund të fshihet në zonën e Kënetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

 

ME TE LEXUARAT