Rama per Alvinin: U angazhua nje skuader e policise sone, nuk do ndalemi

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lirimit të vogëlushit Alvin Berisha. Rama thotë se në këtë operacion u përfshi edhe një skuadër speciale e policisë shqiptare. Sipas tij, përpjekjet nuk do ndalen pasi janë të tjerë fëmijë shqiptarë në kampet siriane.

POSTIMI I RAMES

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të  policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë.

Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane.

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm.

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.

ME TE LEXUARAT