Pergjaket ndeshja e Europa League, plagosen me thike dy tifoze te Celtic

Sport

Dy tifozë të Celtic janë plagosur me thikë, para ndeshjes së mbrëmjes së sotme në Europa League mes skuadrës së tyre dhe Lazios.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, ku dy burra, 52 dhe 35 vjeç janë goditur me thikë pas përleshjeve me simpatizantë të klubit bardhekaltër.

Nga të dhënat e para mësohet se asnjëri nga të plagosurit nuk ka marrë plagë që i rrëzikojnë jetën. Ndërkaq, policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Incidenti vjen si pasojë e tensioneve të ndodhura edhe në takimin e parë mes dy klubeve në Glasgoë. Shkak u bë një flamur i shpalosur nga vendasit, ku shfaqej ish diktatori italian, Benito Mussolini.

Reagimi i bardhekaltërve ishte i shpejtë, me tifozë të Lazio që përshëndeten në mënyrë fashiste, para dhe gjatë ndeshjes, të cilën Celtic e fitoi me shifrat, 2-1.

ME TE LEXUARAT