Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Itali, 25 vjecarja shqiptare humb jeten tragjikisht

Një vajze e re shqiptare humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në Cuneo të Italisë fqinje, pasi u përplas nga një automjet. Bëhet fjalë për një 25-vjeçare e identifikuar nga mediat atje vetëm me iniciale L.I.

Vajza kishte parkuar makinën e saj në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po kalonte në mes të karrexhatës kur u përplas automjeti.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht 25-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për ngjarjen, autoritetet policore kanë nisur hetimet. Ndërkohë mësohet se shoferi i makinës që përplasi të renë u shoqërua në emergjencë për shkak të shokut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.