Gjekmarkaj replikon me Milon pas Real Story: ‘Si mund të krahasosh Skënderbeun me komunistet?’

Politikë

Kur në bulevard u vendosën portretet e martirëve të komunizmit, në pritje të vizitës së Papa Françeskut, kjo gjetje bëri jehonë në median e huaj.

Por disa vjet më vonë, e njëjta praktikë po përdoret nga qeveria dhe pushteti vendor, por këtë herë me partizanët. Për shumëkënd duket paradoksale, për shkak se ishin komunistët që masakruan martirët.Debati është ndezur në median tradicionale dhe atë sociale lidhur me këtë çështje. Disa thonë se qeveria po i përdor të tilla manovra për të tërhequr vëmendjen nga kriza që ka kapluar vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por mbrëmjen e shkuar, historiani Paskal Milo e çoi më larg tezën e tij, kur krahasoi luftën e Skënderbeut me betejat e partizanëve. Jo vetëm kaq, ai mendon se peshorja mund të anojë nga partizanët.

Analisti Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur në një shkrim viral, publikuar nga Panorama.

“Mbi 1800 libra u shkruan në kontinent për Skënderbeun, në strategjitë ushtarake, betejat e tij merreshin si shembull! Rilindja kombëtare u ngrit mbi të! Shumë prej nostalgjive për të u kthyen në argument politik për t’ju dhëne shqiptareve një shtet, një rol, një peshe në historinë e përgjakshme të pas luftrave ballkanike dhe Milo patjetër që këtë e di!

Kujtimi i tij përdorej si ilaç ndaj gjumit otoman! Nga koheshtrirja, nga përmasat epike të betejave të skalitura në arkivat me të njohura të botës na rezulton se shqiptarët, atë e patën kulmin e vet ndër shekuj, zulmën e krenarinë e mbi të gjitha kontributet në fatet e botës perëndimore! Asokohe ne ishim ndër mbrojtësit kryesorë të saj! Lufta ndaj okupatorit ishte e drejtë në vitet 1939-1944! Shqiptarët reaguan! Bëmë aq sa mundem! Shumë për ne, por pakogjë në raport me atë që po ndodhte në Europën e ndezur zhari! Nuk e di nëse ndonjë shkollë ushtarake europiane të ketë marrë në konsideratë betejën e Drashovices, atë të Tendës së Qypit, apo të Grykës së Mezhgoranit, madje as atë të Tiranës ku lufta për lirim përzihej me terrorin e kuq ndaj çdo kundërshtari politik! Nuk dimë t’i ketë konsideruar ndonjë libër si strategë Enver Hoxhën e Mehmet Shehun siç ka ndodhur me Gjergj Kastriotin! Si tiranë gjakatarë kudo iu del emri!” shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij, Milo do mbahet mend gjatë për guximin që të bëjë një krahasim të tillë.

“Ne i trazojmë eshtrat e vdekurve tash e parë dhe nuk gjejmë paqe! Kjo ndodh sepse në mes rri krimi! Shpesh krimet tentuan t’i perligjin me gjakun e atyre deshmoreve qe askush se di sa janë në të vërtetë! Ne ua kemi detyrim të përjetshëm nderimin atyre që ranë në përpjekje me okupatorët! Përshpirtje meritojnë edhe ata që ranë në vëllavrasje! Të biem dakord që e deshën vendin e tyre në mënyra të ndryshme! Përbuzje për të gjithë ata që me gjakun e tyre vajisën pushkët për të marrë gjak shqiptarësh për 46 vjet! Një luftë e drejtë, e manipuluar në permasa, në qëllime dhe e tradhëtuar prodhoi më pas robëri prej se cilës nuk po dalim as pas 30 vitesh ku kinse jemi të lirë! Aaa ajo e Skënderbeut sanksionoi Arbërinë e djeshme e prej saj kemi Shqipërinë e sotshme! Përfundimi nga krahasimi i Prof Milos duhet mbajtur gjatë në kujtesë për guximin që pat qoftë edhe për ta thënë!”

ME TE LEXUARAT