Detaje të reja/ Merret në pyetje e dashura e Redjan Rrajës

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria për Krimet të Rënda ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur atentati ndaj prokurorit, dhe duken qartë të treja makinat.

Prokurorët po punojnë për të parë dhe identifikuar autorët që kanë qëlluar me dy kallashnikovët ku njëri prej tyre është bllokuar. Ndërkohë në makinën Mercedes benz është gjetur një tjetër gjurmë gishti që nuk i përket Redjan Rrajës.

Ndërkohë organi i akuzës ka marrë në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, me iniciale K. K për të mësuar më tepër rreth të dashurit të saj dhe se ku ndodhej ditën e atentatit.

ME TE LEXUARAT