Apple pergatit MacBook me procesore ARM

Teknologji

Sipas burimeve të afërta me këtë temë, Apple po planifikon të futet në tregun e realitetit të shtuar (augmented reality, AR) gjatë vitit 2020, me helmetën e vet AR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimi zbulon gjithashtu se kompania do ta lansojë MacBookun e ri me procesor ARM, raporton GSMArena.

Tani për tani nuk dihet formati i prodhimit dhe aplikueshmëria e helmetës AR, por dihet se pajisja do të ketë ekran holografik.

Mundësi të AR do të kenë edhe iPhonët për vitin e ardhshëm me ndihmën e sensorit 3D ToF në anën e pasme. Me një ridizajnim të pamjes, telefonat e rinj do të kenë panele OLED prej 5.4, 6.1 dhe 6.7 inçësh.

Kur bëhet fjalë për MacBookët, priten anëtarë të rinj të familjes me procesorë ARM. Kjo do t’i japë kompanisë Apple kontroll më të mirë ndaj bërthamave dhe përmirësim shtesë të punës dhe efikasitetit të baterisë.

ME TE LEXUARAT